Angazhimi ynë në shërbim të lëkurës së shëndetshme

Bioderma - healthy skin

BIODERMA është brend i NAOS misioni i së cilës është të mbajë lëkurën të shëndetshme, afatgjatë.

Me respekt të plotë për ekuilibrin natyror të lëkurës, produktet tona të kujdesit bëhen duke përdorur qasjen – pa kompromis për sigurinë dermatologjike.

Ne kërkojmë që të gjitha produktet tona të jenë në përputhje me rekomandimet më të rrepta të autoriteteve shëndetësore dhe institucioneve shkencore dermatologjike.

Produktet tona i nënshtrohen testeve sistematike të sigurisë dhe efikasitetit.

Të gjitha produktet tona kalojnë teste të tolerancës nën mbikëqyrjen e dermatologëve, alergologëve dhe toksikologëve të pavarur nga e gjithë bota.

Gjatë viteve të fundit, janë kryer më shumë se 1.000 hulumtime klinike në 30 vende të ndryshme. Ato kanë rezultuar në publikime të rregullta në revistat kryesore shkencore.

Bioderma - dermatological safety

Siguria dhe respekti për të gjitha llojet e problemeve të lëkurës janë prioriteti ynë. Përveç parimeve tona ekobiologjike për zgjedhjen e përbërësve dhe procesit tonë rigoroz të miratimit, ne gjithashtu zbatojmë monitorim rigoroz të sigurisë kozmetike. Kjo mundëson që të analizohen efektet e padëshirueshme dhe çdo rast i intolerancës.

Deri më tani, është raportuar më pak se një rast për çdo 1.000.000 produkte të shitura.

Bioderma - dermatological safety

Të gjitha produktet tona janë në përputhje me rregullativat aktuale ndërkombëtare. Kjo nënkupton rregullativat e BE-së që ofrojnë nivelet më të larta të mbrojtjes së konsumatorit në botë.

Përveç këtyre rregullativave, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë këshillave të Komisionit Europian Shkencor për Sigurinë e Konsumatorit, veçanërisht në lidhje me përdorimin e përbërësve të diskutueshëm: përçarës endokrinë, irritantë dhe ndotës të mjedisit. Të gjitha dyshimet për ndonjë përbërës që janë konfirmuar shkencërisht, hapin procesin për heqjen ose zëvendësimin e këtyre përbërësve.

Bioderma - dermatological safety

Ne jemi të përkushtuar për të kontrolluar origjinën dhe kontrollin e plotë të përbërësve tanë. Çdo përbërës duhet të ketë kritere të rrepta për efikasitetin biologjik dhe sigurinë dermatologjike.

Bioderma - Ingredients selection process

Të gjithë përbërësit e rinj ndjekin një proces rigoroz me të cilin definohet:

  1. Kontrolli i gjurmueshmërisë së plotë të përbërësit, nga origjina e tij përmes prodhimit dhe të gjitha transformimet
  2. Llogaritja e nivelit të pastërtisë
  3. Pastrimi i papastërtive dhe kontrolli që të mos tejkalohen limitet 
  4. Vlerësimi i profilit të plotë toksikologjik të përbërësit me ndihmën e një paneli ekspertësh të pavarur toksikologjik

Qasja jonë: ndërtimi i lidhjeve me komunitetet dhe mbështetja për të gjithë, së bashku.

Promovimi i dermatologjisë në suaza botërore

WORLD RENDEZ-VOUS ON DERMATOLOGY i organizuar nga BIODERMA

“World Rendez-Vous on Dermatology“ (takimi botëror dermatologjik)  është i vetmi vend për takime i cili në çdo dy vjet i bashkon ekspertët më të mëdhenj ndërkombëtarë për të diskutuar përparimet e fundit në kërkimet dermatologjike.

Ne ndihmojmë në mënyrë aktive për të ndarë njohuritë dermatologjike midis mjekëve nga e gjithë bota dhe për të inkurajuar kërkimet në biologjinë fundamentale.

420 pjesëmarrës, 42 nacionalitete, konferenca dhe seminare ... për të promovuar dermatologjinë së bashku dhe për të siguruar një kujdes më të mirë shëndetësor të lëkurës.

Mësoni më shumë për World Rendez-vous

NAOS World Rendez-Vous on Dermatology

Përmirësimi i cilësisë së jetesës së pacientëve dhe zbatimi e kërkimeve për kujdesin e lëkurës

BIODERMA dhe Institut Curie përdorin përvojën e tyre për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve të cilët kurohen nga kanceri.

Për të menaxhuar më mirë me efektet e padëshirueshme të lëkurës dhe për të përmirësuar kërkimet për kujdesin e lëkurës, ne kemi krijuar një qendër krejtësisht të re: "L'Espace de Soins et d'Etude de la peau" (Hapësira për kujdesin dhe studimin e lëkurës).

Kjo qendër ka shumë synime:

  • një vend për diskutim, ku pacientët ndihen komfor, të mbështetur dhe dëgjohen; një vend që do të përmirësojë rrugën kah kujdesi dhe protokollet e kujdesit.
  • një vend për kërkime, ku toksinat e lëkurës studiohen për t’u kuptuar, trajtuar dhe parandaluar më mirë. Rezultatet e këtyre studimeve klinike janë botuar në shtypin shkencor, prezantohen në konferenca më të mëdha dhe kontribuojnë në njohuri të mëtejshme në botën shkencore.

BIODERMA gjithashtu mbështet hulumtimin mbi kujdesin e lëkurës përmes grantit të saj të parë për këtë qëllim, i cili mundëson përgatitjen e projekteve nga stafi i përfshirë në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

 

Mësoni më shumë për Institut Curie

 

company-institut curie

Gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për një mision me përgjegjësi shoqërore

Që nga viti 2009, BIODERMA ka implementuar një sërë misionesh humanitare në Azinë Juglindore (Vietnam, Kamboxha, Mianmar) së bashku me dermatologë, farmacistë dhe organizata humanitare me të cilat ka siguruar ndihmë mjekësore, burime të IT-së dhe pajisje për popullatën lokale. Secili mision u mundësoi pothuajse 2.000 pacientëve të marrin konsulta, masa parandaluese dhe donacione (ilaçe, syza, etj.).

Ekspertiza jonë dermatologjike zbaton shumë fushata edukative për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me foto-mbrojtjen në vendet më të nxehta dhe më të ndjeshme, të tilla si Tanzania ose Ekuadori, në bashkëpunim me Ministritë e Shëndetësisë të këtyre vendeve.

Përmes fushatave solidare ne marrim pjesë në përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre që më së shumti kanë nevojë. Në Bullgari, ne u ndihmojmë shkollave dhe publikun më gjërë për të kuptuar dhe trajtuar më mirë aknet. Në Lituani, për 5 vite me rradhë kemi organizuar një shkollë për atopinë e lëkurës, për prindër dhe fëmijë. Në Peru, ne  i shoqërojmë fëmijët me kancer në spitale dhe fëmijët me gjendje atopike të lëkurës që nuk kanë qasje në kujdesin shëndetësor.

Të gjitha këto fushsta janë një pasqyrim i vlerave tona njerëzore të rrënjosura thellë dhe frymës që na inspiron.

responsible missions

Misioni ynë është mbi të gjitha kujdesi. Kujdesi për lëkurën, kujdesi për njeriun, por edhe kujdesi për botën përreth nesh, për planetin tonë.

respect for the environment

Përpjekjet tona

Mbrojtja e mjedisit është në thelbin e përpjekjeve tona të përditshme. Prandaj, tashmë disa vite, ne kemi filluar një proces transformimi, për të ulur ndjeshëm ndikimin tonë në mjedis, në të gjitha nivelet e zinxhirit të vlerës së produkteve tona.

Prandaj, në NAOS, mënyra se si i bëjmë gjërat është edhe më e rëndësishme se ajo që bëjmë. Ne jemi të përkushtuar, sa më shumë që të jetë e mundur, për të kombinuar inovacionin, rritjen dhe ndikimin mbi mjedisin.

  • strive for sustainability

    Angazhimi ynë, pra, bazohet në 4 shtyllat e mëposhtme:

    1. Reduktimi i konsumit të ujit, energjisë dhe emisioneve të karbonit gjatë kohës së prodhimit dhe transportit.

    2. Përmirësimi i ndikimit të paketimit mbi mjedisin.

    3. Optimizimi i ndikimit të përbërësve dhe formulave mbi mjedisin.

    4. Informimi i përdoruesve për përdorimin adekuat të produkteve tona.

Në NAOS, transparenca është një angazhim i përditshëm, për të mundësuar secilin të zgjedh produktin e vërtetë.

Kjo është arsyeja pse e kemi Ask.NAOS, një platformë për informim për politikën tonë në lidhje me formulat dhe përbërjen e produkteve të brendit NAOS (BIODERMA, Institut Esthederm, Etat Pur). Për të gjithë ata që përdorin dhe rekomandojnë produktet tona, ne kemi informacion të plotë në lidhje me natyrën, origjinën dhe rolin e përbërësve tanë, si dhe patentat dhe teknologjitë tona.
 

Bioderma’s product learn more about the ingredients and patents on ASK.NAOS

Përbërësit në formulimet tona kanë ekskluzivitet, zgjedhen formula të reja dhe përmirësohen ato ekzistuese, në mënyrë që të sigurohet më e mira për shëndetin e lëkurës.

Për sa i përket rregullativave, ne i kushtojmë vëmendje opinioneve të dhëna nga Komiteti Europian Shkencor për Sigurinë e Konsumatorit, veçanërisht në raport me përdorimin e përbërësve të diskutueshëm: përçarësit endokrinë, irritantët dhe ndotësit e mjedisit. Për çdo dyshim për ndonjë përbërës, i mbështetur nga një konsensus shkencor, pason një proces i eliminimit ose zëvendësimit të këtij përbërësi.
 

company- formulas laboratory

Ne zakonisht zgjedhim formulime për mbrojtje nga dielli mbi bazën e vajit (pa afinitet për bashkim me ujin) duke siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të rezistencës ndaj ujit.

Kjo qasje siguron që mbrojtja nga dielli ruhet mirë në lëkurë dhe kufizon ndikimin e filtrave diellorë në ekosistemin detar. Testet e kryera nga organe të pavarura kanë provuar që produktet tona nuk janë toksike për koralet dhe nuk shkaktojnë zbardhjen e tyre. Këto teste gjithashtu treguan që filtrat tanë nuk kanë asnjë efekt mbi fotosintezën e algave.

Prandaj, ne përpiqemi t’i kontrollojmë të gjithë makro dhe mikro ndotësit që mund më vështirë të tolerohen nga lëkura dhe që mund të jenë të dëmshëm për biodiversitetin. 

company- commitments marine ecosystem

Çdo ditë, i përkushtohemi gjithnjë e më shumë:

  • Zhvillimit të paketimeve të mëdha: në portofolin tonë të përgjithshëm, ne jemi pionierë në ofrimin e produkteve me vëllim të madh. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë këtë qasje për të konsumuar më pak material.
  • Kufizimit të paketimit: një pjesë e madhe e produkteve tona nuk kanë kuti ose broshura.
  • Përkushtimit për një cikël të prokurimit të qëndrueshëm, veçanërisht për kutitë tona të kartonit, të cilat vijnë nga pyje të qëndrueshme me siglën e FSC.
  • Garancisë për qëndrueshmërinë e të gjithë zinxhirit të prodhimit si dhe për përfshirjen në ekologjinë e partnerëve tanë: punojmë me prodhues që garantojnë transparencë të përsosur, duke preferuar prodhuesit e çertifikuar.
  • Reduktimit dhe riciklimit të mbetjeve tona industriale dhe funksionale.
strive for sustainability