Lëkura me luspa dhe me skuqje
Lëkura e ndjeshme gjithashtu mund të kombinohet me skuqje dhe luspa. Luspat shfaqen në trup, në fytyrë ose në skalp (lëkurën e kokës). Lëkura duket sikur zhvishet. Në kombinim me skuqjen, ky deskuamacion formon njolla në lëkurë që shfaqen në shpërthime (flare-ups).
Dermatiti seborroik dhe psoriaza mund të jenë përgjegjëse për këto manifestime, të cilat mund të ndikojnë në imazhin për veten dhe cilësinë e jetës.